TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 17:07

Fitorja e thellë e PS në 5 Bashkitë, Berisha vijon avazin: Farsë elektorale

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja e thellë e PS në 5 Bashkitë, Berisha vijon avazin:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në 5 bashki të vendit.

Teksa ka falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë, Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar si një farsë elektorale. 

“I falenderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër”, tha Berisha.

Sipas tij, procesi zgjedhor i zhvilluar nuk përmbushi standardet demokratike dhe tregoi se “pushteti aktual nuk ka as vullnet e as aftësi për të organizuar zgjedhje të ndershme”. Ky është justifikimi i kreut të PD për humbjet e opozitës në zgjedhje.

Të 5-ta Bashkitë u fituan nga kandidatët e PS-së, me përqindje të frikshme, edhe pse pjesëmarrja ishte ndër më të ulëtat, veçanërisht në Vlorë, ku kandidatja fituese do të qeverisë qytetin me vetëm 15 mijë vota.

Përtej shifrave katastrofike, ajo që dështoi në 9 nëntor ishte edhe skema e zgjedhur dhe e mbështetur nga Berisha, që opozita të përfaqësohej me kandidatë të pavarur, të paktën të shpallur si të tillë, ndërsa gjithçka u pranua apriori, duke mos kaluar në asnjë filtër dhe duke mos tentuar të gjehen emra me një impakt në publik.

Lini një Përgjigje