TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2023, 10:37

A e ka përgjuar Edi Rama ambasadoren Yuri Kim?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
A e ka përgjuar Edi Rama ambasadoren Yuri Kim?!
Edi Rama dhe Yuri Kim

Plumbi në ballë të diplomates nuk ishte i hackerave iranianë, por i Saliut dhe Edit. Njëri furnizonte me informacion, tjetri qëllonte.

A e ka futur Edi Rama në kurth diplomacinë amerikane përmes përgjimeve, është pyetja më logjike në fshatin tonë, sa kohë që skandalet e përditshme të Sheikut Edi Rama, ose vegjetojnë përballë një mëshire të madhe, ose të diçkaje të fshehur nën petkun e s’dihet se kujt.

Motori i fuqishëm i dyshimit nxjerr tym të zi.

Babloku na lexon përditë një roman dedektivësh, ku veten e paraqet si personazh enigmatik, herë piktor që vizaton në Ballkan Serbinë e Madhe, herë prozator në luftën kundër korrupsionit që e drejton së bashku me 3 Klanet e tjera Mafioze. 

Diplomacisë ia ka grisur rrobat, i ka mbyllur gojë, veshë e sy, i ka zbehur autoritetin, jo vetëm me shtëllunga 225 mijë dollarëshe, por edhe me përgjime audio e video, flitet gjithandej nëpër fshatin ku lulëzon krimi dhe hashashi.

Kur fut në rreth shefin FBI-së, kur e blen me para dhe e përdor si Pandeli Majkon, të tjerëve ose ua vë thesin në kokë ose u fut kokën në thes, shesin p*rdhë me Bablokun, gjithandej hajdutët e fshatit tonë.

Maskarada për të manipuluar ambiciet ende të fshehura në dosjen McGonigal, është për t’u admiruar në zhanrin e një trilleri që ndiqet si skeç estrade fshati.

Në narrativën që ecë dhe ngecë, kjo “masterclass” mafioze, ende ka ngelur në klasën e parë të demokracisë.

 Ambasadën amerikane Babloku e ka “blinduar” me patronazhistë.

Kjo dihet edhe nga budallenjtë tashmë. Secili është bindur që para se të aplikojë, duhet të marrë “nuskat” tek partia mafioze e Bablokut, ndryshe, mbrapa ktheu, bëj gati para të tjera, për mashtrime pa fund.

Ky tradhtari ynë, ka dalë nëpër fshat me kapele të FBI-së, duke bërë presion mbi publikun se ka forcë të vjedhë e të shtypë, të ushtrojë ndikimin dhe orientimin banditesk mbi ambasadën amerikane, dhe çuditërisht, askush nuk ka guxuar ti thotë, mos luaj me zjarrin për interesa të pushtetit mafioz.

Që Mafia ka hyrë kudo, nuk të kundërshtojnë as të akuzuarit.

Plumbi në ballë të diplomates nuk ishte i hackerave iranianë, por i Saliut dhe Edit.

Njeri furnizonte me informacion, tjetri qëllonte.

Babloku është specialist i përgjimeve.

Një hajdut me shumë prona në Amerikë, pas shtatë gotave verë, na mburret për Bablokun, se ka survejuar përmes patronazhistëve gjithçka i duhet për presion mbi administratën e sotme amerikane, deri tek Hunter Biden, të cilin ja mori në hetim Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrck Garland për përfshirje në biznese të paligjshme me kompanitë ku vetë Babloku ka hapur hapësira korruptive përmes pushtetit arrogant.

Po dy anijet amerikane, me kosto mbi 80 milion dollarë, që do të shërbenin si termocentrale lundruese në Vlorë, ku zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja Yuri Kim promovuan përmes mediave të mafies, a dihet gjë se ku janë?!

Ne po, dimë me detaje, se ku janë filmimet pompoze dhe hackerat iranian të Edi Ramës, ku ishin vënë kamerat e survejimit, larg qoftë edhe për ambasadoren.

Se ka shumë enigma e aspak fryte këtej,  SPAK do duhet t’i hetojë një ditë.

Guacka e termocentraleve, pasi dje filluam të blejmë energji elektrike me çmime të çmendura, na rezulton e regjistruar në Deleware, një tip koorparate me parashtesa e prapashtesa si hieroglife të pa deshifruara, kurse kompanitë që lëshojnë anije me qira, në Cayman Islands.

Që t’i ngjitim shkallët drejt korrupsionit një nga një, për sot duhet të betohemi se qëllimi i këtij shkrimi është aq i mirë, sa me modesti e centrojmë në një pyetje që e sjellim bio nga fshati, a e ka përgjuar Edi Rama ambasadoren Yuri Kim?!/Pamfleti

edi rama yuri kim përgjimi

Lini një Përgjigje