Politike24 Shkurt 2023, 08:08

Përjashtimi e deputetëve të opozitës, Kreshnik Spahiu: PS po i fut në kurth, i nxit që të dalin në rrugë!

Shkruar nga Pamfleti
Përjashtimi e deputetëve të opozitës, Kreshnik Spahiu: PS
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Partia Socialiste është jashtë realitetit. Me ironi, Spahiu tha  se “ata jetojnë në planetin Mars”. Më tej juristi shtoi se është e padurueshme arroganca e pushtetit në Shqipëri.

Ku ka të drejtë opozita dhe ku nuk ka. Unë mendoj që opozita ka të drejtë për ngritjen e një komisioni. Është e padurueshme arroganca e pushtetit në Shqipëri. Ata kanë arritur jetojnë në mars, nuk jetojnë më këtu. Realisht janë bërë të padurueshëm me mënyrën si artikulohen, si duan të fyejnë inteligjencën profesionale. Ligji për ngritjen e komisioneve nuk është pezulluar në Shqipëri, por për çështje që Gjykata Kushtetuese thotë të përmirësohet ligji, ato çështje nuk duhet të merren në konsideratë pa u përmirësuar ligji për komisionet. Por kjo nuk do të thotë që nuk ngrihen komisione për çështje të tjera. Për çështje që Gjykata Kushtetuese thotë do të merren në konsideratë pasi të përmirësohen standardet për komisionin hetimor, ato s’mund të merren pa u rishikuar ligji”.-tha Spahiu.

Vendimi për të përjashtuar deputetët e opozitës, sipas tij është kurth i mazhorancës.

E dyta, përjashtimet janë një kurth i socialistëve për të provokuar demokratët që të dalin në rrugë. A e hanë kurthin këta apo jo, ky është problem tjetër. Por, është i papranueshëm përjashtimi i 20 deputetëve që dalin me policë, nuk i lënë të hyjnë në Kuvend”.-shtoi Spahiu për Top Story.

protesta e opozitËs