TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 22:55

"Ta marrë vulën e PD-së dhe t'i gjejë vendin ku ta fusë", Meta nuk përmbahet ndaj Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

"Ta marrë vulën e PD-së dhe t'i gjejë vendin ku ta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërthyer në sulme e fyerje ndaj Edi Ramës gjatë një emisioni televiziv.

Në “Të Paekspozuarit”, ai foli për "vulën" e Partisë Demokratike, për të cilën pritet të vendoset në gjyqin e 3 marsit.

Meta ironizoi Ramën duke deklaruar se ai mund ta marrë vulën e PD-së dhe "t'i gjejë vendin ku ta fusë".

Megjithatë, kreu i PL shtoi se ky nuk është një problem vetëm i PD-së, por edhe i Shqipërisë, pasi kryeministri po u vjedh vulën e partisë, gjysmës së shqiptarëve.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Nëse ndodh që vula ti mbetet Alibeut, atëherë ju kot që shkoni në zgejdhje. Votat tuaja do ti numërojë Edi Rama.

Ilir Meta: Votat tona do ti numërojmë vetë. Sali Berisha do ti numërojë vetë. Rama të numërojë votat e veta.

Ylli Rakipi: Nuk e kuptoj këtë.

Ilir Meta: Do ta kuptosh në 14 maj. Ta marri vulën ai dhe ti gjejë vendin ku ta fusë vulën ai, Edi Rama.

Ylli Rakipi: Nuk e sheh si problem serioz ti këtë?

Ilir Meta: Ky është problem për shtetin. Shteti ynë ka patur probleme edhe më të rëndë, por do ti kthehet në bumerang.

Neritan Sejamin: E vetmja mundësi që gjyqtari të hedhë poshtë vendimin, është që të marrë 5002 persona në Kuvendin e PD dhe ti pyesë a kanë qenë aty.

Ylli Rakipi: Ja ndodhi kjo dhe vulën e merr Alibeu?

Ilir Meta: Të ndodhë çfarë të ndodhë. Tiranë, Durrë, Elbasan, fiton opozita! Kaq po them, e njoh shumë mirë situatën. Dua t’i kujtoj çdo gjyqtari dhe çdo prokurori, të mos bjerë në lojën e Edi Ramës. Është një lojë shkatërruese për personalitetin, integritetin e secilit prej tyre.

meta rama vula e pd

Lini një Përgjigje