Politike21 Shtator 2023, 18:05

“A të bleu Rama me rritjen e rrogës?”/ Bardhi debat me Gogun për pagat e 'Kushtetueses': Pazar vetëm për një segment të drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

“A të bleu Rama me rritjen e rrogës?”/ Bardhi debat me

Gazment Bardhi dhe zv. kryetari i grupit të PS, Toni Gogu, janë bërë pjesë e një debati në Kuvend, në lidhje me rritjen e pagave për gjykatësit e Kushtetueses.

Gjatë debatit, Gogu iu drejtua Bardhit duke i thënë se “A të bleu Rama me rritjen e pagës?”, referuar rritjes së pagave të deputetëve. Ndërsa Bardhi u kundërpërgjigj duke thënë se po gënjen publikisht dhe se rritja e pagës për gjykatësit e Kushtetueses është pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë.

Pjesë nga debati:

Gogu: Fakti që t’u rrit paga, do të thotë se të bleu Rama?

Bardhi: Se kuptova pse kërceve në mënyrë të tillë. Së dyti vazhdove të gënjesh publikisht. Ma gjej në një vend ku kam propozuar rritjen e pagave. Ka qenë një Pazar i pastër mes anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë më në krye Ramën. Nuk mund të ketë gjyqtarë që mund ta kenë pagën mbi prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. S’mund të ketë pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë.

bardhi gogu pagat e 'kushtetueses