Politike21 Shtator 2023, 16:19

Rrezikojnë listën e zezë? Mesazhi “përvëlues” i SHBA për Metën dhe Bardhin

Shkruar nga Pamfleti
Rrezikojnë listën e zezë? Mesazhi
Berisha, Bardhi dhe Meta

A ishte qëndrimi i ambasadës një mesazh për Metën e Bardhin se mund të përfundojnë te lista e zezë nëse bashkëpunojnë me Saliun?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar sot për herë të parë mbi konfliktin që po ndodh brenda PD. I dërguari amerikan në vendin tonë ka shmangur takimet me përfaqësues të saj, ndërsa sot SHBA ka dhënë një mesazh shumë të qartë se askush nuk duhet të përdorë e emrin e saj për të marrë vulën e PD.

Por mesazhi më i fortë duket se ka shkuar për Gazment Bardhin dhe Ilir Metën, dy personat që po i shkojnë nga pas Sali Berishës. Ky i fundit po tenton të marrë frenat e opozitës dhe amerikanët sot ja kanë bërë të qartë Metës, Bardhit dhe gjithë atyre që i shkojnë pas “non gratës” se duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin.

Nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në reagim.

Pjesa e fundit e këtij reagimi kaloi pa shumë bujë sot, por duket se aty është mesazhi më i fortë. Që SHBA nuk negocion me “non gratat” dihet. Ndërkohë e reja është se SHBA u kërkon atyre që bashkëpunojnë me të të bëjnë kujdes.

Sipas informacioneve, disa deputetëve të “Foltores” që janë bashkuar me Berishën, u janë bllokuar vizat dhe pritet të shpallen “non grata”. Pyetja që shtrohet është: A ishte qëndrimi i ambasadës një mesazh për Metën e Bardhin se mund të përfundojnë te lista e zezë nëse bashkëpunojnë me Saliun?

Si Bardhi ashtu dhe Meta u kanë dalë nga fjala amerikanëve. Një vit më parë Bardhi ulej në tryezë me përfaqësues të SHBA dhe sulmonte Berishën, por tani ulet me “non gratën”. Po ashtu Meta pas takimit me Escobar u distancua nga Berisha, mirëpo tani janë sërish bashkë. SHBA duket se ja u ka kujtuar se kush shkon pas “non gratës” e ka fundin e hidhur. /Pamfleti

shba meta berisha bardhi