TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2025, 20:18

Adriatik Lapaj denoncon: PS kishte të dhënat e votuesve të Diasporës, emigranti u kontaktua personalisht nga kandidati

Shkruar nga Pamfleti

Adriatik Lapaj denoncon: PS kishte të dhënat e votuesve të

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka hedhur dyshime se Partia Socialiste ka tjetërsuar votën e Diasporës.

Sipas Lapajt, PS ka pasur listat e shqiptarëve që votuan nga jashtë, madje edhe numrat e telefonit e adresat e tyre.

Në një postim në Facebook, Lapaj ka publikuar rastin e një emigranti nga Anglia, i cili është kontaktuar nga një numër telefoni britanik ne emër të një kandidati socialist.

“Ku i gjeti PS të dhënat e votuesve nga diaspora? Nga procesi ynë fakt mbledhës rezulton se PS ka kontaktuar në forma të ndryshme ndër të cilat dhe me mesazhe votuesit e regjistruar nga diaspora. Në rastin që po paraqes rezulton që numri +44 74 11 505458 në emër të PS dhe njërit prej deputetëve të saj të ketë kontaktuar shqiptarët e Anglisë para zgjedhjeve të dt. 11 maj duke treguar se përveçse kanë pasur informacion që këta shtetas kanë qenë të regjistruar si votues nga jashtë kanë pasur dhe kontaktet e tyre të telefonit. Rezulton që u kanë ditur emrat, numrat e telefonit dhe adresat”, shkruan Lapaj.

Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit shkruan gjithashtu se pyetjet që ngremë tashmë janë krejt të thjeshta dhe i liston si më poshtë:

1. Nga i kanë marrë të dhënat Partia Socialiste dhe deputetët e saj?

2. Dhënia e numrave, adresave të votuesve të regjistruar nga jashtë a shkelin të dhënat personale të këtyre shtetasve?

3. Dhënia e të dhënave personale të votuesve te një forcë politike dhe jo te të tjerat a është cenim i procesit të rregullt për zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Lini një Përgjigje