TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2025, 18:16

11 maji, Topalli identifikon postierin: Sinani nga Divjaka na shkaktoi humbjen

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Topalli identifikon postierin: Sinani nga Divjaka na shkaktoi humbjen

Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për diasporën, ka denoncuar në rrjetet sociale një shqiptar që punon si postier në Itali, dhe njëkohësisht është simpatizant i Partisë Socialiste, si personin që i shkaktoi humbjen opozitës në 11 maj.

Topalli ka postuar foto dhe video të marra nga profili i shtetasit Sinan Patozi nga Divjaka, teksa paketon dhe transporton zarfat e diasporës që do të nisen drejt Shqipërisë.

Duket se drejtuesja politike e PD në Diasporë ka identifikuar shpejt personin që u shkaktoi humbjen në zgjedhje, edhe pse nga videot e postuara nuk dallohet duke ndërhyrë në zarfa.

Topalli ka postuar edhe foto të postierit shqiptar në takimet e PS-së dhe në krah të Taulant Ballës, drejtuesit politik të PS-së në Diasporë.

“Zarfat fluturojnë, Sinani po komandon!

“Në foto: Sinan Patozi, militant besnik i PS nga Divjaka, i vendosur në Itali. Për ne, një qytetar si gjithë të tjerët.

Për Partinë-Shtet? Një “heroi i kutive të votimit”, që mbart fletët sikur të ishin amaneti i Rilindjes.

Një ditë me zarfe, një tjetër në krah të Taulant Ballës në Prato, dhe më pas… drejt Tiranës me kuti të “mbushura me dashuri”, shkruan Topalli.

Lini një Përgjigje