
Kuvendi do të rikthehet nesër në aktivitet pas pushimit të gjatë zgjedhor, për të zhvilluar fazën e fundit të kësaj legjislature. Seanca plenare do të mbahet në orën 12:00, ndërsa një orë më herët, Partia Socialiste do të mbledhë grupin e saj parlamentar në Sallën e Seancave Plenare.
Në një mesazh të shpërndarë për deputetët, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, kërkon pjesëmarrje të domosdoshme. Mbledhja e grupit në orën 11:30 do të fokusohet në koordinimin e punës për komisionet dhe seancat që do të zhvillohen gjatë pesë javëve të mbetura, përpara se Kuvendi të shpërndahet në fillim të korrikut.
“Përshëndetje kolegë! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e Enjte, datë 29 Maj, ora 12:00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11:30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit‼”, thuhet në mesazhin e Peleshit.
Këto javë pritet të jenë intensive, me një fokus të veçantë te raportimet e institucioneve të pavarura dhe diskutimet politike për çështje të rëndësishme që mbeten pezull.
Lini një Përgjigje