TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 14:28

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Kushton 180 milionë euro, qytetarët do paguajnë 140 mln euro bileta të munguara

Shkruar nga Pamfleti

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Kushton 180 milionë euro, qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Berisha tha se aeroporti do të kushtojë 180 milionë euro, ndërsa sipas tij në 10 vitet e para shqiptarët do të paguajnë 140 milionë euro bileta të munguara.

“Aeroporti i Vlorës, i njëjti skenar. U nis me 105 deri tani është 140 dhe do shkojë 180 mln euro. Në 10 vitet e para qytetarët shqiptarë do paguajnë fiks 140 mln euro bileta të munguara. A mund të sillet në një mënyrë të tillë ndaj qytetarë dhe vendit tënd siç bën kjo dyshe famëzezë”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje