Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me një reagim në rrjetet sociale thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë.
Kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që duhet të kthehen tek shqiptarët, do të ndahen për ortakët e Ramës, miqtë e tij, oligarkët apo edhe kompani offshore.
“Sot që flasim, toka bujqësore shtetërore nuk mund të shitet tek shtetasit e huaj apo tek kompanitë e huaja. Duke hequr këtë kufizim, kjo mund të ndodhë.
Dhe kjo nuk bëhet sepse Edi Rama do të tërheqë investitorë të huaj dhe as sepse do të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE.
Por e bën sepse do që të ndajë me ortakët e tij, me oligarkët e tij, shpesh të fshehur pas kompanive offshore, tokën bujqësore shqiptare”, shprehet Shehaj.
Shehaj më tej thekson se kjo nuk ka për të ndodhur sepse qytetarët shqiptarë nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës.
“Sepse qytetarët shqiptarë treguan që dinë të reagojnë. Dhe nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës. Protesta vazhdon, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen edhe për këtë projektligj skandaloz nëpërmjet të cilit do të vjedhë popullin më të varfër në Europë”, tha ai.
Bujqit shqiptar pa ndihma ne bujqësi. Ata ende nuk arritën te gëzojnë token e tyre. Del tani ky karagjozi antishqiptar dhe u shet token te ashtuquajturve "investitor" qe ne mbi 90% te rasteve jane te huaj. Ende nuk e rrezuat kete kriminel hipoToptan? Kaq hapur, ju ka hyp shqiptarve ne qaf shume kjo qeëbesire. Sot e ka heq maskën krejt. Vepron hapur pa dorza. Tradhtar me te mëdhenj se ky jane rrethi i tij partiak qe e përkrahin. Po, e perjrahin, sepse ai rreth njerëzish i Rames eshte antishqiptar po aq sa Rama.
Nga viti 1994 me thote nje shoku im, kam tre pulla postare te kohes se Zogut qe po t'i ngjiten nje dokumenti prone vertetojne 100% aktin e shit-blerjes e pronesine. Nje per ty nje per mikun e nje per mua, tha. Une nuk i pelqej keto pune e nuk perzihem, por do te ndihmoj,i thashe. Shkoj te nje miku in ne Institutin e Ndertimeve, qe ma rekomandoi shoku. Cfare thua, ku ka mbetur pellembe toke ne Tirane e shtetit pa u perlare me tha miku i Institutit. Kemi qeshur shume me te per akrobatlleqet e kohes. Hm, jemi popull injorant e injoranca eshte si djalli qe cfare nuk i shpik mendja.