Kjo nuk është rruga drejt parajsës, por rruga e sigurt drejt një realiteti ku për herë të parë në historinë e tyre, shqiptarët do të jenë më të sigurt dhe të mbrojtur nga çfarëdo rrethane e historisë në dëm të tyre...
Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pavarësisht sinjaleve aspak pozitive të javëve të fundit nga Brukseli dhe Berlini, që e lidhin këtë proces me plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve.
Pavarësisht një propozimi të hedhur nga Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë, për një anëtarësim të shpejtë pa të drejtë vetoje, Komisioni Europian reagoi zyrtarisht duke u shprehur se nuk mund të ketë përshpejtim të procesit dhe anashkalim të hapave dhe kritereve.
Por gjatë një bashkëbisedimi me studentët pikërisht për anëtarësimin në BE, Rama u shpreh se Shqipërisë po i buzëqesh fati si asnjëherë më parë. Madje, ai u shpreh se tashmë të gjitha yjet janë bashkuar për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve. Kryeministri nuk ka nguruar të flasë herë si astrolog dhe herë si parashikues fati, ndonëse sinjalet nga Brukseli dhe Berlini janë të qarta, kanë të bëjnë me plotësimin e kritereve dhe standardeve.
“Kurrë asnjëherë më parë Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur fati si sot. Kur them sot, në këto vite të fundit. Asnjëherë Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur fati në sensin e të ardhmes së mundshme të njerëzve për të qenë të lirë, të barabartë para ligjit dhe për të pasur në dispozicion jo një vend 28 mijë km katrorë, por një kontinent të tërë si vendas.
Kjo nuk është rruga drejt parajsës, por rruga e sigurt drejt një realiteti ku për herë të parë në historinë e tyre, shqiptarët do të jenë më të sigurt dhe të mbrojtur nga çfarëdo rrethane e historisë në dëm të tyre.
Po na buzëqesh fati sepse janë bashkuar të gjitha yjet dhe janë vënë rresht në mbështetjen e kësaj ëndrre shekullore të shqiptarëve që kanë parë nga perëndimi, por gjithnjë pamja u është mbyllur. Nga një anë kemi bërë një punë të madhe për ta ndryshuar pozicionin e Shqipërisë që deri dje ishte e përbuzur dhe për këtë janë dëshmitarë gjithë shqiptarët që janë jashtë apo dilnin jashtë dhe mjafton të shikonin fytyrën e policit në kufi”, tha Rama.
Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në BE sjell mundësi të barabarta për arsimimin e tyre duke nisur nga pagesat, shërbimet apo tregu i punës, njësoj si studentët europianë.
“Nuk keni të njëjtat kushte si të studentëve europianë dhe pavarësisht se mund të jeni shumë të zotë, nëse regjistroheni në shkollë, paguani shumë më tepër sesa studentët europianë sepse jeni të huaj.
Me anëtarësimin në BE, kjo ndryshon krejtësisht. Ju jeni vendas si këtu në Tiranë, si në një auditor në Lisbonë apo Varshavë, si në një universitet në një nga qytetet e Shqipërisë apo në cilindo nga qytetet e Europës. Nuk paguani më shumë, nuk keni asnjë vështirësi më shumë për të pasur akses në shërbime dhe nuk jeni të huaj kur vjen fjala për tregun e punës dhe mund ta zgjidhni punën jo më thjesht brenda kufijve të Tiranës, Shqipërisë apo të një qyteti që mund të njihni dikë, por mund të kërkoni punë në çdo qytet të Europës.
Askush nuk ju sheh dhe t’ju thotë nga je ti se këtu është BE. Kjo është një përpjekje që ka kuptim dhe impakt të drejtpërdrejtë për gjithsecilin prej jush. Nuk bëhet fjalë për një kapërcim formal, por për një ndryshim thelbësor të pozicionit dhe raporteve mes vendit e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë europianë”, tha Rama.

Batutat
Dhe siç e ka bërë zakon që gjatë çdo takimi, Kryeministri piketon dikë nga të pranishmit për të bërë humor e batuta, edhe në takimin me studentët piketoi një prej tyre. Gjatë fjalës së Ramës një nga studentët po qeshte, çka duket u shfrytëzua nga Rama për të përsëritur të njëjtin skenar, me batuta.
Kryeministri e pyeti studentin sepse po qeshte, ndërsa ai iu përgjigj “për negociatat që do të hapen”. Por Rama i tha se “janë të tëra të hapura”, ndërsa studenti iu përgjigj “atëherë për t’i mbyllur”.
Edi Rama: Pse po qesh?
Studenti: Po dëgjoja.
Edi Rama: Po qeshje se po dëgjoje, e dyshoj, të pashë.
Studenti: S’po qeshja.
Edi Rama: Po ça po bëje? Po qeshje vetvetiu.
Studenti: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen.
Edi Rama: Negociatat janë hapur, s’e ke pasur mendjen! Janë të tëra të hapura!
Studenti: Që do të mbyllen pra!
Edi Rama: Çfarë hapet, hapet për t’u mbyllur, jo për të ndenjur hapur! /Pamfleti/
Ky qelbesire merr kohen e te rinjve duke i mbledhur me zor e force te degjojne genjeshtrat pasi vodhen e u pasuruan shpurra e plehrave te qeverise, drejtore etj, tani flet se i hoqi i hoqi dhe behen mes sistemit qe kontrollon Ergus Agasi turp i madh te degjosh ato dengla te shohesh 3 legenat e tjere si Ferit Hoxha qe rrine e degjojne si krimba
Gjermania dhe Holanda kanë bllokuar integrimin, Rama tallet me studentët: Po na buzëqesh fati Një ditë më parë, gazetarja gjermane Franziska Tschinderle konfirmoi se Gjermania dhe Holanda kanë bllokuar negociatat e Shqipërinë me BE për shkak të mbrojtjes që po i bën Edi Rama aleates së tij, Belinda Balluku. LEPIRSI SKLLAV E LEGEN FERIT HOXHA RRI SI M.. DHE DEGJON ATO PISLLEQE QE KA BERE E QE DO BEJE QE TE MBROJ BIZNESET E DURANA QE KA BERE ME HAJDUTLLIQE VLLAI I VET
Po Greqia, Rumania dhe Bullgaria qe jane pas dere.