Ministrja Albana Koçiu një konferencë për mediat si rrallë herë nga kabineti Rama, ka dalë të flasë për protestën e mbajtur dje nga opozita, protestë e karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes protestuesve të policisë.
Koçiu ka deklaruar se protestat e PD janë braktisur nga qytetarët dhe në to marrin pjesë sipas saj “militantë dhe elementë të paguar për të krijuar idenë e një revolte popullore”.
Ajo e ka quajtur kreun e PD një dhunues përsëritës.
“Përpjekje e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet dhe duke përdorur të mitur për të hedhur molotov e dende të forta mbi punonjësit e policisë, për të mos u ndjekur penalisht autorët e vërtetë. Është akt i turpshëm dhe i dënueshëm. Keqpërdorimi i të miturve për të kryer vepër penale është akt i dënueshëm. Protestat e PD janë braktisur nga qytetarët duke përfunduar nga një grusht militantësh apo elemente të paguar për të krijuar skenarin e një revolte popullore. E drejta për të protestuar nuk është një e drejtë për të dhunuar, apo tentuar gjymtimin e apo vrasjen e efektivëve të policisë. Ministria e Brendshme nuk do qëndrojë duarkryq, autorët do ndëshkohen, pas të cilave qëndrojnë urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit Kushtetues”, tha ajo.
Lini një Përgjigje