Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës kombëtare të zhvilluar më 10 shkurt, duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi të sendeve që, sipas tij, janë përdorur për të sulmuar punonjësit e Policisë së Shtetit.
Në reagimin e tij, Rama e cilësoi Partinë Demokratike si të vetmen forcë politike në një vend demokratik që, sipas tij, ushtron dhunë. Ai krahasoi situatën me një precedent historik ndërkombëtar dhe kritikoi drejtimin aktual të opozitës.
Kreu i qeverisë deklaroi se mjetet e përdorura gjatë protestës përfshinin bomba artizanale dhe armë me kapacitet vdekjeprurës, të cilat, sipas tij, shkaktuan djegie dhe plagosje te efektivët e policisë.
Rama kërkoi që organet e drejtësisë të veprojnë pa hezitim ndaj personave përgjegjës për sulmet, duke theksuar se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për dëmtimet e shkaktuara.
Në të njëjtin reagim, ai komentoi edhe pasojat politike të protestës, duke u shprehur se përballja mes mazhorancës dhe opozitës do të zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme. Rama theksoi se qeveria do të vijojë agjendën e saj, duke përmendur objektivin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!
Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!
Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Reagimi i kryeministrit vjen në një klimë të tensionuar politike pas protestës së dytë kombëtare, ndërsa hetimet për incidentet dhe dëmtimet e raportuara vijojnë nga autoritetet përkatëse.
Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon… pic.twitter.com/GUceunmNl1
— Edi Rama (@ediramaal) February 11, 2026
Ke burgosur shqipetaret per 12 vite, ke vjedhur te sotmen dhe te ardhmen e femijeve te shqiperise, po shkaterron dhe shet gjithe token qe na lene te paret, dhe flet per dhune...Ka akoma goje te flase kjo karkase e qelbur..KERMA!