
Presione publike, tym mediatik dhe lëvizje nëntokësore brenda mazhorancës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte më pak surprizë dhe më shumë test force i kontrolluar...
Vendimi i barazimit katër me katër në Gjykatën Kushtetuese nuk ishte produkt i presionit frontal të qeverisë, SPAK-ut apo ndërkombëtarëve, por rezultat i një loje të ndërlikuar brenda vetë mazhorancës. Burime politike tregojnë se lëvizjet e fundit u drejtuan nga klane të brendshme, të lidhura me emërimet në drejtësi, ndërsa Edi Rama ishte në dijeni të plotë dhe zgjodhi të mos ndërhynte. Qëndrimi i tij sugjeron një strategji të amortizuar, për të matur raportet reale të forcës dhe për të mbajtur nën kontroll përçarjet e brendshme. Barazimi nuk ishte shenjë dobësie institucionale, por sinjal se loja e pushtetit po zhvillohet gjithnjë e më shumë në prapaskenë, larg debatit politik të hapur.
Dy ditë para të premtes së barazimit katër me katër, Gjykata Kushtetuese ndodhej në një pozicion krejt të ndryshëm, i cili u bë publik nga disa media, çka shkaktoi edhe një valë presionesh nga të dyja krahët. Madje u arrit deri aty sa personazhe mediatikë, që konsiderohen si “PR privatë” të SPAK-ut, paralajmëruan, sikur të ishin prokurorë, se pas vendimit mund të arrestohej ndonjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Në të vërtetë, e gjitha kjo u duk më shumë tym sesa zjarr, pasi nëse do të kishte presion “kapital”, pra nga qeveria, nga SPAK-u apo nga ndërkombëtarët, rezultati nuk do të ishte katër me katër, por tetë me zero, siç ka ndodhur disa herë kur është ushtruar presion politik i nivelit të lartë.
Burime të besueshme bëjnë me dije se loja që është zhvilluar nga e mërkura e shkuar deri të premten ka pasur lojtarë brenda mazhorancës, por me dijeninë, e ndoshta edhe me lejen e vetë Edi Ramës.
Sipas këtyre burimeve, Rama e dinte se kjo lëvizje po kryhej, por po e linte të ndodhte, për t’i pasur më të qarta raportet e forcës.
Burimet theksojnë se Ilir Tosha dhe Gent Ibrahimi kishin bërë të ditur se do të votonin pro kërkesës së kryeministrit, pasi e kishin marrë këtë vendim pikërisht në gjykimin paraprak, kur pezulluan pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe e kthyen atë në detyrë.
Gjithçka mësohet se është kryer përmes një operacioni të beftë të klaneve brenda mazhorancës, të kryesuara nga Fatmir Xhafaj, të cilit dikush i përmendi pseudonimin “teritali” në një emision televiziv, si për t’i treguar se gjithçka ishte zbuluar.
Sipas informacioneve, këto klane brenda mazhorancës, të lëvizura nga Xhafaj, i cili ka qenë njeriu kyç në lëvizjen e emërimeve në drejtësi, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kanë dashur të tregojnë se fuqia e tyre është potenciale dhe se mund të shfaqet jo vetëm në Kuvend.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi skenarin e dinte më parë edhe vetë Edi Rama, i cili nuk bëri asnjë lëvizje për ta bllokuar. Madje mësohet se janë zhvilluar edhe kontakte dhe negociata mes palëve. Kjo do të thotë se Edi Rama ka qenë në dijeni të gjithë situatës dhe nuk ka shtypur asnjë “buton” për të demonstruar forcën e tij.
Pikërisht ky qëndrim i Edi Ramës ushqen më shumë idenë se nuk kemi të bëjmë thjesht me një akt politik apo me protestën e një klani, por me një lëvizje të kontrolluar butësisht dhe të amortizuar nga vetë Rama.
Kjo, megjithatë, nuk përjashton ekzistencën e forcave centrifugale brenda mazhorancës, të cilat Rama nuk i përballon politikisht, por përmes mënyrave të errëta dhe nëntokësore./Pamfleti
Le te lozon sa te duan, keta edhe nje protete si ajo e djeshmja dhe jane jashte..ose me mire te themi, jane brenda, ne burg!
Kush e njeh, zbaton 'Kushtetutën e Satanait'. Hartuesit dihen. Idhujtarët kanë detyra specifike, varësisht nga pushteti i tyre në hierarkinë e pushtetit në vënde dhe për popuj të ndryshëm . Pushtet që e gëzojnë pikërisht nga që ju është dhënë një dorë nga adhuruesit e satanait. Edi Rama nuk është viktimë e e ambicieve për pushtet, para dhe famë. Ai është vetë një shejtan. Se ka shumë shejtan. Epstein është shejtan dhe bir shejtani. Ndaj thuhet që dolën shejtanët nga shishja . Në mitologjinë popullore, 'Kuçedra' përshkruhet si me 7 koka, sa ja pret një rigjenerohen të tjera. Kryekuçedra të pret ujin. Të pret pyjet. Të pret fondet. Të pret pasurinë. Të pret buxhetin. Të pret kokën po e rivalizove, apo po e kundërshtove apo qoftë po i sygjerove. Ai ka "Kushtetutën e Satanait" si frymëzim dhe udhëheqje për veprim..