Politike13 Qershor 2023, 14:12

Alfred Peza u zgjodh drejtor i RTSH-së, Ina Zhupa: Emërimi i ish-deputetit shkelje e ligjit dhe kapje politike

Shkruar nga Pamfleti

Alfred Peza u zgjodh drejtor i RTSH-së, Ina Zhupa: Emërimi i

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e ish-deputetit të PS-së Alfred Peza si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se kjo është shkelje e ligjit dhe e dënon ashpër pasi sipas saj ky emërim është modeli i një shteti parti që nuk funksionon si demokraci.

Reagimi i plotë:

Shkelje e ligjit dhe kapje politike emërimi i Alfred Pezës, ish deputetit dhe anëtarit të PS në krye të RTSH. Sic e paralajmërova në dëgjesën me Këshillit Drejtues tē RTSH, ishte paracaktuar nga kryeministri zgjedhja e Pezës në mënyrën antiligjore në krye të institucionit.

Në ligj Nr. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, në nenin 104 ku flitet për papajtueshmerite dhe konflikti i interesave te Drejtorit te Pergjithshëm te RTSH-së, në pikën 1 thuhet se:

Drejtori i Pergjithshem i RTSH-se nuk lejohet:

a) të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat per deputet apo te jete zgjedhur i tille në 2 legjislaturat e kaluara te, te kete konkurruar per kryetar te njësive vendore ne zgjedhjet e fundit të organizuara per to apo kanë ushtruar detyren e kryetarit te bashkisë, anëtarit te Keshillit te Ministrave apo te prefektit gjatë 3 viteve te fundit, si dhe ata qe jane anëtare te Keshillit të Ankesave, AKEP-it apo punonjes te ketij te fundit;

Alfred Peza ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhen 2013-2017, ç’ka në fakt korrespondon me faktin që ka qenë deputet në një nga dy legjislaturat e fundit. (2013-2017;2017-2021 janë dy legjislaturat e kaluara)

Gjithashtu Alfred Peza është edhe anëtar i Partisë Socialiste, ka qënë i zgjedhur sekretar i saj dixhital dhe në forumet drejtuese të saj, ç’ka është edhe një fakt tjetër qe bie në papajtueshmëri me ligjin.

Kapja e çdo institucioni publik të krijuar me ligj si të pavarur është modeli i një shteti parti që nuk funksionon si demokraci. Dënoj me ashpërsi shkeljen e ligjit dhe si anëtare e komisionit të medias do përdor çdo mekanizim kundra saj.

 

ina zhupa ish-deputetit emerim alfred peza