Politike16 Mars 2023, 10:33

Altin Dumani fut në ankth politikën: 712 dosje nën hetim, po përdorim agjentë të infiltruar për të goditur të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti

Altin Dumani fut në ankth politikën: 712 dosje nën hetim, po

Kreu i SPAK Altin Dumani ka futur në ankth politikën shqiptare. Sot ai ka raportuar në Këshillin e Prokurorisë mbi punën e SPAK, ku ka deklaruar se në këtë prokurori janë në total 712 dosje korrupsioni dhe krimi të organizuar që janë duke u hetuar me afro 602 persona nën hetim.

Sipas tij, 455 dosje janë të mbartua që nga viti 2021, ndërsa pjesa tjetër janë procedime të vitit 2022.

“Në total kemi 712 procedime penale, nga këto 455 të mbartura nga viti 2021. Në total janë 602 persona nën hetim. Ndërsa për vitin 2022 kemi pasur 344 të pandehur. Kjo shifër është rritur me 44 për qind. Për vitin2022 janë dërguar për gjykim 100 të pandehur. 48 çështje kanë qenë për fushën e korrupsionit”, tha Dumani.

Kreu i SPAK tha se ka një rritje disa-fish të hetimeve për korrupsion duke paralajmëruar se kjo shifër do të rritet akoma dhe më shumë.

Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja.

“SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, kemi 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se në vitin 2022, u plotësua struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi u rekrutuan edhe 32 oficerë të tjerë.

“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së vendeve vakante në SPAK, nënvizojmë se përgjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të BKH, duke finalizuar plotësimin e kësaj strukture dhe me emërimin e 60 hetuesve pranë BHK”, theksoi Dumani.

Një ditë më parë në pranga ra kryebashkiaku i Bulqizë, në një operacion tepër të fshehtë dhe sinjalet janë se në duart e SPAK ka shumë dosje për të cilat nuk dihet asgjë në publik. 

dumani spak arrestime