
Aktivistja Evi Kokalari ka ironizuar koalicionin e Ilir Metës dhe Sali Berishës të finalizuar sot. Sipas saj, sot u asgjësua “Rithemelimi”. Sipas saj, çdo gjë ecën sipas egove personale.
“Koalicioni i sotëm është pa diskutim fundi i “rithemelimit” dhe e shpresën për ndryshime në Shqipëri. Më vjen shumë keq që isha pjesë e kësaj lëvizje. Egot personale kanë marrë peng çdo gjë të mirë që ka ngelur në atë vend”, shkruan Kokalari.
Berisha vendosi të futet në zgjedhje në aleancë me Ilir Metën, Nard Nodkën dhe Vangjel Dulen. Ndërkohë nesër KAS do të vendosë se cili do të jetë fati i Alibeajt.
Lini një Përgjigje