Politike16 Mars 2023, 08:34

“U rrezikohej jeta”, Karamuço: Majko, Blushi dhe Baba Mondi janë mbajtur nën vëzhgim nga Irani!

Shkruar nga Pamfleti

“U rrezikohej jeta”, Karamuço: Majko, Blushi dhe Baba Mondi

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar detaje tronditëse në lidhje me sulmet iraniane ndaj zyrtarëve shqiptarë.

Karamuço bëri me dije se tre zyrtarë që janë mbajtur nën vëzhgim nga iranianët, bëhet fjalë për klerikun Baba Mondi, Pandeli Majkon dhe Ben Blushin. Majko sipas tij, gjatë një takimi ka rrezikuar edhe jetën.

Eksperti tha gjithashtu se sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nuk ka nisur aspak si i tillë, por gjatë rrugës duke parë lehtësi në akses u shfrytëzua.

Kemi dy institucione shumë të rëndësishme të Iranit të cilat të dyja bashkë kanë një buxhet 10 mld dollarë, ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare. Ne kemi një ndihëm të drejtpërdrejtë të Qazim Sulejmanit që na vjen në Shqipëri për të hedhur në erë dhe sulmuar kryegjyshatën botërore të bektashijve. Ky është akti i parë që rrezikohen klerikët, akti i dytë ishte kur do të hidhej në erë një stadium ku po luante Shqipëria dhe Izraeli. Loja u anulua dhe u bënë një qytet tjetër në kushte të rrepta sigurie. Aktin e tretë e kemi pak muaj para se të shfaqej agresioni kibernetik, kemi një person që arrestohet i lidhur me një grup brenda kampit që po jepte informacione për ata që banojnë brenda kampit të gjithë me emra dhe po jepte informacion se kush janë pikat e dobëta të kampit në mënyrë që të sulmoheshin me eksploziv. Pasi ky person u kap u arrestua dhe u dënua, menjëherë këta që kemi përballë menduan që e vetmja mënyrë për ta identifikuar është të futen në sistemin TIMS dhe kanë nxjerrë certifikatat që kishin marrë ata për të qëndruar në Shqipëri si rezident të përkohshëm. Më pas kur e panë se ishte i lehtë të merrej informacioni kanë hyrë në sistemet tona por fillimisht nuk ka qenë sulm terrorist, ne na kanë rrezikuar deri tani tre të identifikuar një klerik Baba Mondin, një politikan Pandeli Majkon dhe Ben Blushin. I kanë mbajtur target në shënjestër madje në 2018 Majko kur ishte në një takim bashkë me ish-prokurorin e New York, është kapur një fugon duke hynë në afërsi të këtij zhvillimi me eksploziv. Ajo që kemi parë ne është se na kanë paralajmëruar se do na sulmojnë edhe me dron dhe ambasada është mbajtur jo vetëm për sulmet kibernetike por edhe për spiunazhin e akteve terroriste që donin të kryenin në territorin e Shqipërisë. Pra ja sa shumë rrezikuam ne në atë kohë vetëm për këtë mikpritje.”, tha Karamuço në Top Story.

ervin karamuço sulmet iraniane