Politike16 Mars 2023, 10:28

Zgjedhjet e 14 majit, mesazhi i ambasadori britanik: Të mos preket vota, procesi duhet të jetë i lirë dhe transparent!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, mesazhi i ambasadori britanik: Të mos preket vota,

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit ka theksuar rëndësinë për mbrojtjen e integritetit zgjedhor dy muaj para 14 majit. Ambasadori britanik deklaroi se është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve dhe se procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, deklaroi ambasadori britanik.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së De Sanctis theksoi se një proces i mirë dhe sa më demokratik do kërkonte një bashkëpunim mes partive dhe institucioneve.

“Duhet të shohim rezultatet e arrira nga Shqipëria në të kaluarën. Pra cilat janë arritjet që ne kemi shënuar, që KQZ janë bërë në formë transparente. Ne i trajtojmë si hapa pozitivë. ODIR-i ka nxjerrë një raport dhe ka theksuar disa gjëra. ODIR-i ka rekomanduar të gjitha agjencive që të identifikojnë dhe të ndjekin penalisht shitblerjen e votave. Vlerësojmë përdorimin e fillimeve të gatshme nga partitë politike. Ka pasur disa arritje në Shqipëri në të kaluarën por mbetet ende pune. Kjo bëhet nëse institucionet dhe partitë të kenë një dialog. Por kjo s’është kaq e thjeshtë. Ne ftojmë këto për një dialog të brendshëm”, tha De Sanctis.

zgjedhjet e 14 maji alastair king-smith