Politike 3 Maj 2024, 10:31

Altin Dumani kërkoi lejimin e rikandidimit të prokurorëve të SPAK, reagon ministri Manja: Vendos Kushtetuta!

Shkruar nga Pamfleti
Altin Dumani kërkoi lejimin e rikandidimit të prokurorëve të
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme në luftën kundër kriminalitetit përgjatë viti 2024.

Ai kërkoi më shumë bashkëpunim ndërinstitucional dhe bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e huaja ligjzbatuese, por dhe me organizatat si Europol dhe Eurojust.

Gjatë fjalës së tij, Manja vuri theksin në goditjen e veprave penale në fushën e sigurisë kombëtare dhe të terrorizmit.

“Duhet forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore. Të vazhdohet edhe përgjatë 2024, të vazhdohet me rritjen profesionale si për prokurorët ashtu dhe me oficerët e policisë gjyqësore. Forcimi I luftës kundër korrupsionit, Këshilli i Ministrave sugjeron disa masa, me rëndësi në këtë shtyllë ngelet rritja e teknikave proaktive të hetimeve, të rritet numri i personave të hetuar për veprat penale dhe dënimin e autorëve të këtyre veprave. Lufta kundër krimit të organizuar dhe në këtë shtyllë Këshilli i Ministrave, më qëllim forcimin e luftës së këtyre veprave rekomandon nëntë masa, por fokusi duhet të vihet për rritjen e procedimeve penale për veprat penale që kanë të bëjmë në fushën e terrorizimit dhe të mbrojtjes së sigurisë kombëtare. Do duhet të fokusohemi te veprat penale që kanë të bëjmë me sigurinë kibernetike. Nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional, brenda dhe jashtë vendit.  Një nga rekomandimet kryesore për 2024, forcimi i bashkëpunimi me agjencitë liugjzbatuese me vendet e tjera. Nxisim bashkëpunimin me Eurojust, Europol, me të cilat Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Posaçme kanë praktika, të cilat e kanë rritur imazhin e tyre në raport me agjencitë e huaja ligjzbatuese. Kjo shihet dhe e shoh çdo ditë. Prokuroria shqiptare është bërë partner i besueshëm në Evropë dhe më gjerë i takon serioziteti të punës së prokurorëve”, tha ai.

Gjithashtu ai është përgjigjur  edhe kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani për prokurorët.

'Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet  kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet  më të gjerë se mazhoranca.', tha ai.

dumani spak manja