Politike 2 Mars 2023, 21:50

Andi Bushati përplaset me Gjiknurin: McGonigal-it i kanë shkuar dollarët me thasë nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati përplaset me Gjiknurin: McGonigal-it i kanë shkuar

Analisti Andi Bushati ka debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në emisionin “Now” në Euronews Albania, në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charlesa McGonigal.

Gjiknuri u shpreh se nuk ka asnjë provë që 225 mijë dollarët, McGonigal i ka marrë nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Bushati u shpreh se Rama nuk ia ka dhënë personalisht, por McGonigal-it i kanë shkuar dollarët me thasë. Po shtu apti një debat edhe mes Gjiknurit dhe Alfred Lelës.

Damian Gjiknuri: Më gjej një gazetë që thotë që këto para vinin nga Edi Rama.

Andi Bushati: Këshilltari i Edi Ramës paguante dëshmitarët, doje që të shkonte Rama me thes me dollarë?

Damian Gjiknuri: Nuk ka asnjë rregull protokollar që e ndalon Ramën të takohet me një të huaj. Nëse ka ndonjë akt që lidhet apo dyshohet thirret te organet kompetente. Cila është akuza ndaj Ramës? Këtu s’ka akuzë. Më lexo një vend në aktakuzë që thotë zyrtarët shqiptarë korruptuan zyrtarët e huaj. Mos u merr me gazeta, lexo aktin juridik. Mos më bëj juristin amerikan, dëgjo që të kuptosh nga ana juridike”, iu drejtua Gjiknuri Lelës, i cili ndërhynte gjatë fjalës së tij.

Alfred Lela: Nuk po bëj juristin amerikan, po bëj të lexuarin. Ti po bën sikur je i palexuar. S’kemi ardhur për të mbajtur qetësi këtu

rama bushati gjiknuri