TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 21:24

Kush do ta marrë vulën e PD? Berisha ndal sulmet: Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve

Shkruar nga Pamfleti

Kush do ta marrë vulën e PD? Berisha ndal sulmet: Nuk bëj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar kurs sa i takon gjyqit që do të mbahet nesër në Apel për vulën e PD. Ndonëse ka dy javë që vetëm sulmon dhe kërcënon, sot ia ka ndryshuar retorikë.

I ftuar në “Opinion”, Berish refuzoi të komentojë vendimin që mund të marrë gjykata, duke deklaruar se ai nuk ushtron presion ndaj gjykatës. Ai u shpreh se beteja është me Ramën dhe jo me 3 gjykatësit që vendosin nesër.

Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen siç e kam shprehur se në asnjë proces ai nuk është palë nuk mund të legjitimohet. Protesta nuk ka asnjë lidhje me të. Nuk bëj asnjë supozim për vendimin e 3 gjykatësve. Gjithçka e kemi me Ramën, nuk është gjykata. Ky është revolucion që do përmbysë një monizëm”, tha ai.

Ndryshimi i kursit nga Berisha ngre shumë dyshime. Pse ai ndali sulmet vetëm një ditë para gjyqit? Çfarë di Berisha për vendimin nesër?

berisha gjykata vula

Lini një Përgjigje