TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2026, 13:08

Anëtarësim pa të drejtë vetoje, Berisha akuza Ramës: Po iu thua europianëve që s'duam integrimin

Shkruar nga Pamfleti
Anëtarësim pa të drejtë vetoje, Berisha akuza Ramës: Po
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me editorialin e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zgjerimin e Bashkimit Evropian, i publikuar pak ditë më parë në një gazetë gjermane.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se përmes këtij shkrimi, kryeministri u ka përcjellë evropianëve mesazhin se Shqipëria nuk ka nevojë për integrimin në BE. Sipas tij, një qëndrim i tillë lidhet me përpjekjen për të mbrojtur, siç u shpreh ai, “krimet dhe pasurinë e tij të krimit”.

Kreu i opozitës u shpreh gjithashtu se largimi i Ramës nga pushteti nuk do të vijë nga ndërkombëtarët, por nga reagimi i brendshëm politik dhe qytetar.

“Fati juaj është vetëm në duart tuaja. Jeni ju dhe vetëm ju që mund të çlironi këtë vend nga kjo organizatë kriminale, që nga mëngjesi deri në darkë vetëm vjedhin dhe poshtërojnë shqiptarët. Është sot më imperativë se kurrë që shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre, e lirive të tyre dhe vendit të tyre. Edi Rama ndërhyrjes apo kërkesave të fuqishme nga partnerët tanë më kryesorë, nga KE, për të mos penguar drejtësinë iu përgjigj me artikullin e hapur të firmosur së bashku me vëllaun e tij Vuçiç, duke iu thënë evropianëve se nuk kemi nevojë për integrimin. Arrin gjer në këtë akt, vetëm për të mbrojtur krimet dhe pasurinë e tij të krimit.

Por Edi Rama është kryeministër, ka edhe një rreth që janë anëtarë të organizatës së tij kriminale, por shqiptarët nuk do të lejojnë që fati i tyre të shkelmohet edhe kësaj here siç u shkelmua nga Enver Hoxha për 26 vite. Ndaj edhe ftesa ime për mbarë qytetarët, ditën që do të paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur kushtetutën, dinjitetin kombëtar dhe shtetin e së drejtës. Me vendimin e tij, de facto Edi Rama asgjëson drejtësinë. Askush nuk do vijë ta heqë atë për leckash nga zyra e kryeministrit, është misioni ynë që të mos pranojmë të mbyllen dyert e Evropës nga një kryehajdut i kombit në historik, nga një armik i shqiptarëve. Ndaj edhe sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku”, theksoi Berisha.

Editoriali i përbashkët i Ramës dhe Vuçiçit ka ngjallur reagime në politikën shqiptare, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Kryeministria lidhur me deklaratat e bëra nga kreu i PD-së. 

editoriali rama-vucic sali berisha integrimi i shqiperise ne be

1 Komente

  1. A
    ARGITA

    Vetem ti mos fol mor PLERE

    Lini një Përgjigje