TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2023, 11:16

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, eksperti zbulon prapaskenat: Kurti nuk i hapi telefonin Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, eksperti zbulon prapaskenat: Kurti nuk
Edi Rama dhe Albin Kurti

Eksperti i sigurisë Drizan Shala është shprehur se ditën e djeshme para se kryeministri Edi Rama të dilte në konferencë për shtyp, ka tentuar që të flasë me homologun e tij Albin Kurti, por ky i fundit nuk ia ka hapur telefonin.

I ftuar në Euronews Albania, Shala theksoi se më pas Rama ka komunikuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në mënyrë që të bindte Kurtin që të tërhiqej nga qëndrimet e tij.

Kurti nuk i ka hapur telefonin Ramës. Më pas është komunikuar përmes presidentes Osmani e cila është në Bruksel. Pra është tentuar të bëhet një komunikim mes dy qeverive. Ishte një telefonatë para se Rama të dilte në konferencë. Është bërë një telefonatë në mënyrë që Kurti të tërhiqet nga qëndrimet e tij. Mbi këto pesë pika nuk do të ketë takim në Bruksel mes përfaqësueve të serbëve, BE dhe Kosovës. Pra do të kemi anulim”- tha Shala.

anulimi i mbledhjes së dy qeverive kurti edi rama

Lini një Përgjigje