Politike13 Korrik 2023, 22:39

"Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë", Arben Ahmetaj reagon një ditë para aprovimit të arrestit: S'kam lidhje me inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti
"Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë",
Arben Ahmetaj

Ahmetaj ka mohuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij, duke thënë se të gjitha të dhënat që kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, janë të pa vërteta...

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë mbi kërkesën e SPAK për ta arrestuar. Ai është jashtë vendit dhe ka reaguar në emisionin “Opinion” përmes një mesazhi, duke kundërshtuar pretendimet e prokurorisë.

Në mesazhin drejtuar gazetarit Fevziu, Ahmetaj shprehet se mesazhet që ka rikuperuar SPAK janë të shumë viteve më përpara. Nga ana tjetër ai konfirmon se nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë drejtësisë.

Ai ka mohuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij, duke thënë se të gjitha të dhënat që kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, janë të pa vërteta. Reagimi tij vjen një ditë para se Kuvendi të votojë për arrestimin e  tij.

Ahmetaj shprehet se akuzohet për korrupsion sepse bashkëjetuesja ka blerë me transaksion të pastër bankare një pronë. Po ashtu ai shprehet se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte.

Mesazhi i Ahmetajt

Do dal kur ju të lexoni dosjen.

Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta.

Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë.

Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion të pastër bankar një pronë.

Do dal kur të kuptoni, lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte.

Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.

Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë.

Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj

Do dal kur ta kuptoni që s’kam pas lidhje me procedurën.

Atëherë do dal.

Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit, aq më tepër në opozitë.

ahmetaj spak reagon