Politike21 Maj 2024, 20:15

Argita pranoi se do të marrë drejtimin e PD, Kokalari: Qafa që drejtonte kokën e korrupsionit, partia nuk është prona jote

Shkruar nga Pamfleti

Argita pranoi se do të marrë drejtimin e PD, Kokalari: Qafa që

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Argita Melltezit e cila tha se nëse do të jetë e nevojshme, është e gatshme të marrë drejtimin e PD-së.

Kokalari u shpreh se Argita nuk mund ta trashëgojë Partinë Demokratike pasi nuk është pronë e familjes Berisha. 

Kokalari hedh akuza ndaj saj se ka qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në atë parti, teksa shton se është non-grata në Amerikë.

“Jo e dashur Argita Malltezi Berisha, ti nuk mund ta trashëgosh PD, sepse PD-ja nuk është pronë e familjes tënde, dhe nuk ke as pastërtinë dhe as kapacitetin për t'u bërë lidere e opozitës.

Babait tënd më shumë dashuri i dhamë ndihmë maksimale dhe vetëm një kusht kishte një PD konservatore dhe jo vetëm në emër, me të cilën abuzuat. Premtoi një ndryshim rrënjësor por na tërhoqët të gjithë zvarrë për pazaret e radhës.

Kështu që, një kthim i yti, do të më kthejë dhe mua, vetëm që të ekspozojë me fakte që ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në atë parti. Dhe të mos harrojmë, ti je non-grata, të paktën në Amerikë.

Nënkuptoje si të të vijë për mbarë, por për sa kohë që nuk kuptoni që ka ardhur koha të dilni familjarisht nga politika dhe të lini atë vend të marrë frymë, do na detyroni të marrim hapa shumë më agresive kundrejt ju të gjithëve.

Familja Berisha dhe ajo e Ilir Metës, duhet të dalë urgjentisht nga politika dhe opozita të ri-organizohet dhe të merret me Edi Rama.

E vetmja arsye qe doni pushtet është të mbroni veten dhe bizneset korruptive. Asnjë njeri që i futet politikës me qëllim përmirësimin e standardit për qytetarin, nuk e mban peng demokracinë e një vendi për 33 vjet”, shkruan ajo.