TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 20:08

Asambleja e Përgjithshme e OKB, Ambasada Amerikane në Tiranë publikon fotot e takimit të Begajt me Trump

Shkruar nga Pamfleti

Asambleja e Përgjithshme e OKB, Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë fotot e takimit të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj me Presidentin amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Begaj dhe Trump, ishin të shoqëruar me bashkëshortet e tyre.

Në postim, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë.

“Kënaqësi të shohësh udhëheqësit tanë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë. Aleatët e NATO-s punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe prosperitetin tonë.”-shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Gjatë javës që lamë pas u zhvillua java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku nga vendin ynë morën pjesë ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidenti Bajram Begaj.

Lini një Përgjigje