TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 15:29

Takimi me trafikantët në Aruba, Balla i përgjigjet akuzave të opozitës: Noka ka pasur fiksim të shkojë me pushime

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me trafikantët në Aruba, Balla i përgjigjet akuzave

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbyllje të seancës i ka kthyer përgjigje pretendimeve dhe akuzave të opozitës. Këta të fundit u larguan nga salla në momentin që Balla mori fjalën.

Balla iu përgjigj akuzave të deputetit të PD Flamur Noka për një takim të socialistëve me trafikantë droge në Maruba, si dhe debatit të bërë më parë në Konferencën e Kryetarëve për ndryshimin e procesit të raportimit të institucioneve të drejtësisë në Kuvend.

Deputeti i PS-së u shpreh se ndryshimet janë thelbësore për mirëfunksionimin e Kuvendit dhe sipas tij opozita ka rënë dakord për ndryshimet, por tani e mohon.

“E kapëm dhe një rekord tjetër si seanca më e gjatë për miratimin e kalendarit. Dëgjova me vëmendje disa prej deputeteve që bërtisnin që ‘kemi 1 muaj qe kemi ardhur’, ju ka lënë Luli me probleme në matematikë.

Tani ja arritët qëllimit, e bërë rrëmujën pa ditur se për çfarë jemi mbledhur të diskutojmë, Noka mori fjalën në emër të saj që ka mbetur ‘rafmet pastë’ PD dhe foli këtu për programin. Fiksim e ka pas gjithë jetën të shkojë në Aruba me pushime dhe ‘Aruba Aruba Aruba’. Të kesh dijeni për diçka të tillë, minimalisht do thuash emrat dhe do bësh kallëzim dhe do shkosh në SPAK.

Kemi ngritur 11 komisione, kishim rënë dakord këtu 4 vite më parë për t’i ndryshuar dhe për ti dhënë rol të ri komisioneve në Kuvend. Më vjen mirë që Xhafaj nuk reagoi. Ai është një prej kryetarëve të komisioneve. Ai komision duhet të ishte ngritur më parë. Ishim i vetmi parlament që nuk kishim një komision të posaçëm për kërkesat e nismave qytetare. Këta e kanë votuar, por nuk dinë çfarë kanë votuar.

Janë të vetmit që bëjnë propozime dhe nuk rrinë të votojnë për propozimet e veta. Për raportimin e institucioneve, Kuvendi në këtë mandat, duhet t’ia ndryshojmë faqen raportimeve. Mjaft me histori të vjetër. Do ketë dy komisione përgjegjës. Mbledhjet do të jenë të përbashkëta”, tha Taulant Balla.

Lini një Përgjigje