TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2025, 11:56

Balla përplaset ashpër me Berishën për Metën: Dikur e akuzoje për vjedhje floriri, sot e vendos deputet

Shkruar nga Pamfleti

Balla përplaset ashpër me Berishën për Metën: Dikur e

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla është përplasur me kreun e Partisë Demokatike Sali Berisha në Kuvend.

Teksa ka ironizuar, Balla u shpreh se opozita është i madh për PS, por fat i zi për Shqipërinë. Balla iu drejtua duke i thënë se “më herët ke akuzuar Metën për vjedhje floriri dhe vrasje, ndërsa sot e vendose deputet”.

“Strategjia jote ishte të bësh pis kundërshtarin, akuzoje kundërshtarin për narkotrafik, për vrasje.

Mban mend se çfarë i ke thënë Ilir Metës? Ngrije kokë! I ke thënë ‘kriminel’, e akuzove për vjedhjen e floririt dhe për vrasje, erdhi dita që në 2025 e vure kandidat për deputet, ti që ia ke thënë të gjitha këto hoqe Dash Sulën e vure Ilir Metën.

Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi”, tha Balla në Kuvend.

Lini një Përgjigje