Politike 5 Qershor 2023, 19:42

Basha vijon takimet në Berat: Koha që deputetët të mbajnë përgjegjësi, të dyja krahët nuk e duan vetingun e politikanëve

Shkruar nga Pamfleti

Basha vijon takimet në Berat: Koha që deputetët të

Ish-kryetari demokrat Lulzim Basha është ndalur këtë mbrëmje në Berat, ku ka zhvilluar një takim me demokratët. Ai vijoi me sulmet ndaj Sali Berishës, teksa u shpreh se ai dhe Meta e Rama janë bërë bashkë kundër vetingut në politikë. Sipas Bashës, ka ardhur koha që deputetë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Ta mbajnë telefonin e hapur për t’ju përgjigjur problemeve tuaja. Duhet të kërkojë ndihmë për gjithçka që ju keni nevojë për ndihmë. Listat e hapura janë të domosdoshme për të dalë nga ky qerthull. Edhe këto nuk do të japin rezultatet e duhura nëse nuk bëhet vetting i politikanëve.

Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi një nen në kushtetutë që thotë “deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë”. Edhe një deputet mban përgjegjësi. Ka mbetur nga koha e komunizmit, e bënë që t’i hiqnin frikën deputetëve, 33 vite para. Tani me këtë abuzohet. Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi, nëse bën një denoncim, nëse nuk është i vërtetë, shkon në prokurori.

Janë bashkuar nga të dy anët e politikës për të ndaluar vettingun e politikanëve. Këta njerëz që marrin përsipër që të drejtojnë institucionet kryesore të shtetit, duhet të tregojnë nëse e justifikojnë dot pasurinë e tyre apo jo. Politikanët nuk e bëjnë këtë transparencë, por vijojnë të akuzojnë njëri-tjetrit. Propozimi ka 2 vite në Parlament”, tha ai.

Basha u ndal edhe te propozimi për kufizimin e madatit për kryeministrin. “Propozimi i tretë ka të bëjë me diçka tjetër, si mundet ne t’i ofrojmë mundësinë njëri-tjetrit, kur ne rrimë aty. Riciklimi i politikës është i nevojshëm. Kryeministri pa limit është e papranueshme, duhet të marrë fund. Pushteti pa limit favorizon korrupsionin. Me një ligj të duhur për referendume, nuk kemi pse kthejmë sytë gjithmonë nga Parlamenti, pasi mund të kalojmë edhe vetë një ligj. Pas 14 majit unë e prek kudo që ka dëshpërim”, u shpreh Basha.

basha berat