
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës, por rezultati ka mbetur i pandryshuar pavarësisht pretendimeve fillestare të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për parregullsi në numërim.
Në përfundim të procesit të numërimit, diferenca mes kandidatëve është 23 vota nga 30 që ka qenë më herët, duke bërë që rezultati të mos ndryshojë. Kandidati i PS, Edison Memolla ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota. Me këtë rezultat, Edison Memolla nga Partia Socialiste mbetet sërish i zgjedhuri i qytetarëve të Rrogozhinës edhe pas rinumërimit.
Nga këto 23 vota, 2 janë ende në diskutim pasi nuk gjenden në kuti dhe është vendosur të kontrollohet në kutitë e këshillit bashkiak për të parë nëse do të jenë aty. I gjithë procesi i rinumërimit është ndjekur nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Ndërkohë kujtojmë që po ashtu rinumërimi i votave në 3 qendra votimi në Elbasan, nuk solli asnjë gjë të re, ndërsa nesër pritet të rinumërohen votat edhe në Bashkinë e Belshit.
Lini një Përgjigje