Politike 5 Qershor 2023, 19:24

Rama vijon t’i quajë “drurë të shtrembër” ata që arrestohen, u bën moral krenarie deputetëve

Shkruar nga Pamfleti

Rama vijon t’i quajë “drurë të shtrembër”

Kryeministri Edi Rama vijon të mos ndryshojë kurs kur vjen puna te arrestimet në radhët e qeverisë. Një sekretare ministrie ra në pranga, por Rama i quan “dru të shtrembër”.

Ai u drejtua anëtarëve të PS duke u thënë se nuk duhet të demoralizohen dhe se nuk duhet t’u cenohet krenaria prej tyre.

E pamundur që juve t’ua kthesh atë që ju jepni për PS, në hatër të njërit apo tjetrit që marrin një karrige dhe duken sikur zgjaten, edhe nëse në ndonjë derë ju del dikush që i ka dhënë një karrige dhe ju shikon nga lart poshtë, mos lejoni që këto t’i thyejnë zemrën për atë që keni bërë, se ajo që keni bërë, nëse nuk ka bërë diçka për ju personalisht, ka bërë shumëçka për Shqipërinë, thonë që nuk ka rëndësi, por ka rëndësi se po të mos ishte vota juaj dhe Fieri nuk do ishte sot ky është që sot, po do ishte më keq se ai që ishte dje.  E di që është më e lehtë, ta thuash se ta bësh, por mos lejoni që një dru i shtrembër, që ndeshni rrugës dhe që dalin mes nesh t’jua cenojë krenarinë legjitime për Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.

 

rama deputete