Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që është kundër qeverisë “Rama”.
Në emisionin “Opinion”, Boçi tha se demokratët e kanë bërë “lëshimin e parë” dhe se janë të gatshëm për t’u ulur në tryezë me forcat e tjera politike.
Sipas deputetit, kjo do të jetë dhe gjëja më e mirë që opozita mund të bëjë në këto kushte që ndodhet.
“Lëshimin e parë ne e kemi bërë. Nuk është se ne kemi kompleksin që dikush mori iniciativën, iniciativën që për hir të së vërtetës ne e kemi marrë disa herë për të bashkuar forcat politike dhe ai po e bën. Kemi thënë, e po e themi, që ne ulemi si të barabartë pavarësisht madhësisë apo vogëlsisë së forcës politke. Unë mendoj që nisma është anekdoti më i mirë për gjithë këtë toksifikim që është bërë opozitës në këto vite, përçarje, përplasje, mungesë iniciative të përbashkët, kakofoni, çarje në situata zgjedhore… sepse alternativat kanë ekzistuar.”, tha ai.
Kur me le ne balte nje here shte faji yt e kur me le per here te dyte eshte fajim im. Keta muter i pame se cfare malli dolen. PD e PS u krijuan nga kermat e se shkuares kriminale te luftes e pas luftes ne Shqiperi. Dhe me e "bukura' eshte se fajin na e paskan pasur ghjithnje te huajte qe na sulmuan e pushtuan. Pse nuk i sulmuam e pushtuam ne!?Si i behet!? Hic. Iliria ka 2000 vjet qe ka marre fund e vetem eshte tkurrur e tkurrur e do kujtohet nje dite me ato fjalet qe fillojne perrallat, 'na ishte nje here'. Me mire te jesh pesimist me mend ne koke, se sa optimist qe te fluturosh me pras ne bythe.