TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 22:09

Bashkimi i opozitës, Shehi: Duhet reflektim, që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Shkruar nga Pamfleti
Bashkimi i opozitës, Shehi: Duhet reflektim, që të mos
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi duke folur për opozitën tha se është e nevojshme që të bëhet një analizë e thellë e gabimeve të së shkuarës dhe më pas për t’i adresuar ato. Ky reflektim, sipas tij, do të sillte më pas bashkimin e opozitës së gjerë.

Shehi u ndal edhe tek drejtësia në vend, për të cilën u shpreh se është e “dhunuar”, por ama e cilëson mjetin e duhur për t’u përdorur nga opozita.

“A biem dakord që shpresa më e madhe që kemi ne si opozitarë është kjo drejtësi, e keq, e dhunuar, e korruptuar, vendosja emrin si të duash. Po s’kemi më të mirë se kaq. A jemi dakord që mirë a keq këta prokurorë na japin një dorë në këtë muhabet? E jo thjesht ta interpretojmë se po na japin një dorë për të ardhur në pushtet, por po i japin një mundësi shoqërisë shqiptare në një farë mënyre të pastrohet.  Ça do bëjmë, do bëjmë krushqni ne? Në qoftë se bijmë dakord për këto gjëra, që është gabuar e po mundohemi t’i rikuperojmë, mund të bëjmë një rrugë bashkë”, tha Shehi në studion e emisionit “Opinion”.

shehi opozita

Lini një Përgjigje