TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2025, 20:09

Belind Këlliçi tregon emrat: Kush do marrë postin e ministrit të Brendshëm dhe Financave

Shkruar nga Pamfleti
Belind Këlliçi tregon emrat: Kush do marrë postin e ministrit
Belind Këlliçi

Në një emision televiziv Belind Këlliçi zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri.

Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër i Financave, ndërsa Agron Malaj mund të marrë postin e Ministrit të Brendshëm.

Unë kam ardhur këtu të flas për qeverinë dhe për lajmet që qarkullojnë që Tërmet Peçi mund të jetë ministër Financash, për Agron Malajn që mund të jetë ministër i Brendshëm. Ky është lajmi i tanishëm, Tërmet Peçi ministër financash. Në këto nivele do shkojë mazhoranca.”, tha Këlliçi.

Për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, Këlliçi theksoi se dokumentimi me video dhe dokumente tregon realitetin e tre muajve të fundit. “E vërteta është e vetmja, nuk mund të mohohet. Në Shqipëri ka pasur votime, por jo zgjedhje reale; ka pasur një farsë dhe kundërshti të manipuluar,” tha ai.

 

belind këlliçi pd

Lini një Përgjigje