Politike11 Shtator 2023, 20:17

Berisha-Bardhi shpeshtojnë takimet, të mërkurën tjetër mbledhje mes rivalëve të Lulzim Bashës   

Shkruar nga Pamfleti

Berisha-Bardhi shpeshtojnë takimet, të mërkurën tjetër

Takimi i parë mes dy grupimeve të PD-së duke se ka shkrirë “akujt” dhe barrierat që ishin vendosur mes palëve. Kjo pasi deputetë e PD nën drejtimin e Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit kanë lajmëruar mbledhjen e radhës të përbashkët.

Takimi mësohet se do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 13 shtator 2023, ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të grupeve parlamentare, në Kryesinë e Kuvendit.

Kjo mbledhje pason atë të disa ditëve më parë, ku grupi Bardhi dhe grupi Berisha ranë dakord të ndjekin një axhendë të përbashkët parlamentare. Ndërkohë në të njëjtën datë kryetari i PD, Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë dhe kolegjin e kryetarëve.

bardhi berisha takimet