TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2023, 19:45

"Berisha do të godiste PD-në nëse do të kishte raketat e Hamasit", Azgan Haklaj: Bardhi pengu i 'non gratës'

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha do të godiste PD-në nëse do të kishte raketat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj tha se Gazment Bardhi është kthyer në pengun e Berishës.

Sipas Haklajt, pavarësisht se Bardhi dikur deklaroi se ai do të luftojë për bashkimin e PD-së dhe nëse ulet krah Berishës do të japë dorëheqjen, ai nuk mbajti asnjë premtim.

“Gazment Bardhi ka thënë; unë do luftoj për bashkimin e Partisë Demokratike dhe nëse ulem me Sali Berishën do jap dorëheqjen nga Partia Demokratike,” u shpreh Haklaj.

Ai solli në vëmendje përjashtimin e 11 deputetëve nga Partia Demokratike zyrtare që doli pas 2 shtatorit duke theksuar se ai vendim ishte marrë që në janarin e vitit 2022, kur ish-kryeministri Berisha sulmoi selinë e Partisë Demokratike.

Për këtë ngjarje, Haklaj tha se nëse Berisha do të posedonte raktetat e Hamasit, do ta kishte sulmuar selinë e Partisë Demokratike pikërisht me armatime të tilla.

“Nuk është e vërtetë, janë përjashtuar në janar pas ngjarjeve të janarit dhe kanë firmën e Gazment Bardhit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike e cila u sulmua me armët e sofistikuara mesjetare. Po të kishte pasur Berisha raktetat e Hamasit, do ta gjuante PD-në. Tani Hamasi i Berishës mban peng Bardhin. Pse mban peng? Berisha tha se jam gati të ulem për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 me z. Rama. Në çfarë cilësie do të ulej Berisha për ndryshimet kushtetuese,” u shpreh Haklaj për emisionin “3D”.

gazment bardhi berisha pd azgan haklaj

Lini një Përgjigje