TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 10:19

PD kërkon përsëritjen e seancës së kaluar, Tabaku: Të shkruhet edhe mohimi i fjalës së Gazment Bardhit

Shkruar nga Pamfleti

PD kërkon përsëritjen e seancës së kaluar, Tabaku:

Kuvendi është mbledhur sot për seancën e radhës plenare, pas asaj të 18 shtatorit, ku qeveria e re u votëbesua brenda vetëm 25 minutave, për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka refuzuar miratimin e procesverbalit për seancën e kaluar duke kërkuar në shkresë dhe mohimin e fjalës së Gazment Bardhit për të diskutuar programin qeverisës së PS-së. 

Tabaku kërkoi korrigjim të procesverbalit, ndërsa tha se nuk mund të kalohet programi i qeverisë pa debat parlamentar.

“Në fakt duhet sqaruar që e gjithë ajo që ndodhi në shkelje të rregullores së parlamentit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së kërkoi fjalën për procedurë për të diskutuar programi ne qeverisë. E gjitha kjo në procesverbalin që keni paraqitur nuk reflektohet.  Është hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë. Kemi bërë kërkesë për përsëritje të seancës. Nuk mund t’i lënë në hije shqiptarët. Kjo lidhet me procesverbalin me zbardhjen  e seancës së kaluar. Hera e parë Peleshi dhe nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë.

E kuptoj që qeveria nuk ka as program për të diskutuar dhe as vizion, por nuk mund t’ia mohoni të drejtën opozitës dhe shqiptarëve për të pasur një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot, dhe as rregulloren nuk e shkelni dot. Duhet ta reflektoni në procesverbal që kryetarit të grupit parlamentar të PD ju mohua fjala”, tha Tabaku.

Lini një Përgjigje