TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 10:28

“Kam sjellë burrin e Diellës, kemi ardhur t'i kërkojmë ‘dorën’ ministres”, Korreshi sjell kompjuterin me kollare në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

“Kam sjellë burrin e Diellës, kemi ardhur t'i

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare në Kuvend.

Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe e ka prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

Korreshi kishte sjellë edhe një “dhuratë” për të kërkuar “dorën” e ministres së veçantë të kabinetit “Rama 4”.

“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës. Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.

Lini një Përgjigje