
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka konfirmuar lajmet se një surprizë do të vijë për Partinë Demokratike në këtë garë elektorale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Garo nuk tregoi shumë detaje, por tha se duhet të presim për të parë surprizën që do të vijë nga SHBA.
“Prisni dhe do të shihni”, tha Garo, ndërsa deklaroi se non grata për Berishën pothuajse është hequr nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, sot u bë publike kontrata e Partisë Demokratike me kompaninë “Continental”, ku thuhet se Berisha do të paguajë 6 milionë dollarë për lobime në SHBA. Kreu i PD ka paguar njerëz pranë Trump për të hequr damkën e korrupsionit.
Lini një Përgjigje