
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas lajmit se Sali Berisha do të paguajë 6 milionë dollarë për lobime në SHBA.
Sot u bë publike kontrata e PD me kompaninë “Continental”. Berisha ka paguar njerëz pranë Trump për të hequr damkën e korrupsionit. Por Evi Kokalari i ka kërkuar llogari se ku i ka gjetur kaq shumë para.
Postimi
$250,000 në muaj për dy vjet = $6 milionë po paguan 'koalicioni' i Sali Berishës për të lobuar heqjen e sanksioneve.
Ky lloj leku edhe mund ta ndihmojë, gjithsesi nga i gjeti $250,000 në muaj Partia Demokratike, dhe nëse ka pasur kaq para, pse nuk ju paguajnë juve që bëni fushatë me lekët tuaja ndërkohë që jeni me pensione $80/muaj dhe rroga $300–$500/muaj?
Akoma se kuptoni sa të shfrytëzuar që jeni?
Dhe kush do ta bëjë denoncimin në SPAK? Personalisht dua të di nga po paguhet $250,000/muaj?
Mos harroni – që disa nga ne luftën për të ndaluar heqjen e sanksioneve nuk e lëmë. Se ku do shkojë gjithë ky mund për pastrim korrupsioni, nuk e di, por për sa kohë që marr frymë, këtë betejë nuk e lë.
Ndërkohë që juve ju premtojnë rritje pensioni 20%, ja pagesat mujore për dyvjeçarin e ardhshëm:
$250,000 në Prill 2025
$250,000 në Maj 2025
$250,000 në Qershor 2025
$250,000 në Korrik 2025
$250,000 në Gusht 2025
$250,000 në Shtator 2025
$250,000 në Tetor 2025
$250,000 në Nëntor 2025
$250,000 në Dhjetor 2025
$250,000 në Janar 2026
$250,000 në Shkurt 2026
$250,000 në Mars 2026
$250,000 në Prill 2026
$250,000 në Maj 2026
$250,000 në Qershor 2026
$250,000 në Korrik 2026
$250,000 në Gusht 2026
$250,000 në Shtator 2026
$250,000 në Tetor 2026
$250,000 në Nëntor 2026
$250,000 në Dhjetor 2026
$250,000 në Janar 2027
$250,000 në Shkurt 2027
$250,000 në Mars 2027
Total = $6,000,000
Shkoni merrni pensionet tashmë dhe mos harroni të votoni PD-në e Berishës!!
Lini një Përgjigje