Gjatë seancës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha, për një moment, ka humbur toruan dhe ka kërkuar se ku janë Zegjineja e Fierit dhe Sara Mila e Elbasanit, duke harruar se ato do të jenë deputete të legjislaturës së re dhe jo të kësaj që po përmbyllet.
Berisha shpejt është kujtuar nga të pranishmit dhe pastaj ka vijuar me akuzat e tij se si këto kandidate janë tregues të botës së krimit në Shqipëri.
Nuk është hera e parë që Berisha shfaq shenja harrese në publik. Herë me qëllim dhe herë pa qëllim, edhe kjo shfaqje e sotme është tregues i asaj që Berisha nuk e kapërdinë dot rezultatin e 11 Majit.
Berisha, në seancën parlamentare të ditës së somte nuk nguroi të akuzonte edhe kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “Ramaduro i Evropës”.
Ai nuk ka kursyer kritikat as ndaj deputetit socialist Petro Koçi, të cilin e cilësoi si një “produkt të komanduar” nga partia dhe pa mendime të pavarura.
“Koçi nuk ka asgjë për të thënë, sepse gjithçka që thotë është e programuara e partisë,” – tha Berisha, duke e thumbuar deputetin që, sipas tij, do të largohet pas zgjedhjeve të 11 majit.
Lini një Përgjigje