TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2023, 18:42

Berisha lobime falas në SHBA apo po fsheh milionat? “Prime Policy Group” merr deri në 440 mijë USD për kontratë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha lobime falas në SHBA apo po fsheh milionat? “Prime Policy
Sali Berisha dhe Charlie Black

Sipas të dhënave të siguruara nga “Opensecrets”, “Prime Policy Group” ka përfituar nga kontratat e lobimit 7.610.000 dollarë vetëm gjatë 2022-shit...

Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi të luajë kartën e fundit për të hequr damkën e korrupsionit. Ashtu si Adriatik Llalla edhe ai ka punësuar një lobist, me shpresën se do i hiqet “non grata” e vendosur nga Departamenti i Shtetit.

Ishte prestigjiozja “Politiko” që zbuloi se Berisha ka lidhur një kontratë me "Prime Policy Group". Sipas kontratës, shërbimi konsiston në: “Advokimin për këndvështrimet e klientit mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe problemet rajonale në Ballkan”. Interesant është fakti se është një kontratë “pro bono”, pra pa pagesë.

Pjesa pa pagës ngre shumë pikëpyetje, pasi vjen në kuadër të shumë kontratave që fsheh Berisha. Ai po hedh miliona për takime gjatë fushatës dhe nuk ka asnjë shifër të deklaruar. Po ashtu në çeljen e fushatës u shpenzua qindra mijëra euro në stadiumin “Air Albania” dhe nuk u deklarua shifra. Ndërkohë që këtë herë del një kontratë lobimi pa pagesë. Berisha u sanksionua si i korruptuar dhe që ka përfituar miliona nga taksat e shqiptarëve. Si duket, ai është kujdesur në detaje që gjatë lobimit të duket sikur nuk po përdor paratë e vjedhura, por ja kanë bërë miqtë e tij. Berisha kapet pas faktit se kompaninë e drejton Charlie Black, me të cilin ka bashkëpunuar me herët.

Por a është e vërtetë që kemi të bëjmë me një kontratë pa pagesë, apo paratë e lobimit janë dhënë në dorë? Kësaj pyetje nuk i jepet dot një përgjigje, por “Pamfleti” ka siguruar të dhënat e të gjitha kontratave të “Prime Policy Group” dhe bie në sy fakti se ajo i ka të gjitha kontratat e fundit me pagesë dhe madje me pagesa shumë të larta.

Berisha lobime falas në SHBA apo po fsheh milionat? “Prime Policy
Vlera e kontratave të kompanisë lobuese

Sipas të dhënave të siguruara nga “Opensecrets”, “Prime Policy Group” ka përfituar nga kontrata e lobimit 7.610.000 dollarë vetëm gjatë 2022-shit. Kontrata më e lirë e firmosur është 5 mijë dollarë dhe më e shtrenjta 440 mijë dollarë. Edhe në vitet e tjera kontratat janë kryesisht, 50 mijë dollarë, 80 mijë, 100 mijë, 200 mijë, etj. Në vitin 2022 kompania ka firmosur 65 kontrata dhe çmimet shihen më poshtë. Pra lind natyrshëm pyetja, kur kjo kompani merr kaq shumë para për një kontratë, pse për Berishën lobimi është falas? Mos fle diku tjetër lepuri? /Pamfleti

Berisha lobime falas në SHBA apo po fsheh milionat? “Prime Policy

Berisha lobime falas në SHBA apo po fsheh milionat? “Prime Policy

berisha lobime shba

Lini një Përgjigje