
Sali Berisha, kreu i PD-së, ka ironizuar një deklaratë të bërë nga deputetja socialiste Luljeta Bozo, e cila tha se pensionistët po jetojnë dhe asnjë nuk po vdes.
“Po jetojnë pensionistët. Çfarë, po vdesin pensionistët? Asnjë s’po vdes. Po jetojnë që çke me të!”, u shpreh një ditë më parë e ftuar në emisionin "Off the Record" në A2 CNN, deputetja socialiste Luljeta Bozo.
Berisha ka shpërndarë një video të shkurtër të saj në rrjetet sociale, ndërsa reagon duke shkruar: “për vete merr rrogë deputeti, prandaj pensionistët janë mirë!”.
Lini një Përgjigje