
Kryeministri Edi Rama, vijon ta përdorë fushatën për shou dhe gallatë. Sot ai u ndal në Durrës, ku përmendi sërish deklaratën e bërë në Dibër se burrat janë “çyrykë”. Rama fshihet pas faktit se gratë janë më të zonjat dhe burrat nuk do bëni dot pa to.
“Pse bëj mbledhje vetëm me gratë dhe vajzat? Kjo po fillon të shqetësojë disa burra. Ata që e bëjnë problem këtë gjë, janë gyshmakë. Janë çyrykë. Sepse edhe unë, nëse nuk kuptoj rolin e gruas sime dhe pozicionin tim në krah të saj, jam çyryk”, u shpreh Rama.
Ai theksoi se përpara përfshirjes masive të grave në politikë nga Partia Socialiste, vendi ishte “gjysmak”, duke e lënë jashtë funksionimit gjysmën më të mirë të shoqërisë.
“Shqipëria ka qenë gjysmake, sepse gratë shtypeshin dhe anashkaloheshin. Kemi kënetën me burra sa të duash. Në PS kishim vetëm 12% gra. 90% burra. Imagjinoni një shtëpi me 9 burra dhe vetëm një grua. Sot kemi arritur në 40% dhe kjo nuk duhet të ndalet derisa të bëheni 50%”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje