Politike13 Mars 2023, 18:30

“Berisha non grata edhe nga BE”, Ngjela: Celibashi po bën lojën e Ramës me bllokimin e Alibeajt

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha non grata edhe nga BE”, Ngjela: Celibashi po bën

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se si Edi Rama, ashtu dhe Sali Berisha nuk i kanë paska mirë raportet me ndërkombëtarët.

Në një emision ai komentoi përplasjet mes KQZ dhe Partisë Demokratike, teksa nuk munguan sulmet ndaj Ilirian Celibashit, i cili po mban peng regjistrimin e PD sepse kërkon firmën e Lulzim Bashës.

Sipas Ngjelës, Rama ka përplasje me Amerikanët dhe duke qenë se Alibeajt ka raporte të mira me ta, po përdor Celibashin për ta bllokuar të futet në zgjedhje.

Celibashi, në vitin 2003 duhet të shkonte në burg. Manipuloi në mënyrën më banale zgjedhjet e Tiranës. Me proces verbalet që shkruanin 300 votues, 1000 vota për Edi Ramën. 300 votues, 800 vota për Edi Ramën. Shpëtoi. Është miku më i ngushtë i Edi Ramës dhe tani po bën këto broçkullat, sepse do që domosdoshmërisht, të mos dalë një person që ka lidhje të mira me ambasadoren amerikane. Shenjat janë që Rama dhe grupi i Ramës ka konflikt të madh me Uashingtonin. Aq më mirë të shpëtojë edhe nga ky. Kjo është arsyeja ime se pse ai bën këto lojëra. Duhet të ishte në burg që në vitin 2003. Një nga vegla kryesore të Ramës, vajti dhe e çoi prapë aty”, theksoi ai.

Nga ana tjetër ai u ndal dhe te Berisha. Avokati Spartak Ngjela tha se sipas disa informacioneve që disponon, edhe Bashkimi Evropian do e shpallë “non grata”. Ai deklaroi se Berisha nuk mund të jetë kryetar i një partie kur është shpallur “non grata”.

Nuk mund të jesh ti kryetar i partisë së djathtë në Shqipëri kur je ”non grata” në Amerikë. Nuk ka mundësi, më kë flisni ju? Me Moskën jemi ne? Nuk mundet. Është në Amerikë “non grata” dhe në Britani. Mendohet që ta nxjerrë, sipas atyre që më kanë njoftuar mua, edhe BE-ja. Ai duhet ta kuptonte, që duhet të tërhiqej”, theksoi ai.

PD ndodhet në një situatë të vështirë dhe duket se nesër do të vijë dhe vendimi final. Në orën 16.00 Ilirian Celibashi do të zhvillojë mbledhje për të përcaktuar nëse do të fute kjo parti në zgjedhje apo jo.

ngjela rama celibashi