TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 17:58

“Foltorja” mes katër rrugëve për 14 majin, Bylykbashi: Nuk kemi ende vendim për koalicionin, po shohim të gjitha mundësitë

Shkruar nga Pamfleti
“Foltorja” mes katër rrugëve për 14 majin,
Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se grupi i ish kryeministrit Sali Berisha ende nuk ka një vendim për koalicion me Metën, por sipas tij po shihen të gjitha mundësitë për të të kandiduar me grup fituesish.

I pyetur se me cilën parti do bëjë koalicion grupi i Berishës, ai nuk dha ende një përgjigje të qartë.

“Është çështje negociatash që do bazohet në parime, me qëëllim rrëzimin e Edi Ramës. Qëndrueshmëria në kohë për veprimin politik. PD është një parti e madhe, parti luajale. Ne kemi bashkëpunim me PL dhe PBDNJ tashmë. Në këtë rreth elementësh, ne po shohim kush është përbërja më e mirë që koalicioni ynë dhe kandidatët tanë të garojnë për të fituar bashkitë.”, u shpreh Bylykbashi në një intervistë për mediat.

Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të ketë bashkëpunim me grupin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bylykbashi tha se kandidatët e dalë nga procesi i “Primareve” i përkasin PD-së së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Bylykbashit, vendimi i gjykatës administrative të apelit nuk ka hedhur poshtë strukturat drejtuese dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Ne po marrim të gjithë masat për regjistrimin e koalicionit për PD-në. Janë në funksion të regjistrimit të koalicionit. Ajo që keni parë është se sa shpejt i kemi mbledhur firmat. Ne do i marrim të gjitha instrumentet që të garantojmë regjistrimin në zgjedhje.”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për ftesën nga Bardhi për të dalë me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet e 14 Majit, ai e ka refuzuar sërish.

“Të zhbëjmë mitet false. Vulën e një partie, logon e një partie i cakton Kuvendi i PD-së. Kuvendi i 11 dhjetorit, u mblodh dhe nuk është rrëzuar më 3 mars. Gjykata ka thënë se Kuvendi i 11 dhjetorit duhet të shqyrtohet nga fillimi. Logo, vula dhe organet drejtuese, janë ato që janë sot. Askush s’mund të vendosë se si regjistrohen kandidatët e dalë nga Primare. Primaret janë për kandidatët e partisë së Sali Berishës. Askush s’mund të thotë që tani hajdeni. Kush vazhdon në një linjë. Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kane zgjedhur rrugën e vetë dhe i kanë vendosur vulën vetes së tyre.”, shtoi deputeti demokrat.

 

“foltorja” mes katër rrugëve për 14 majin bylykbashi

Lini një Përgjigje