Politike27 Prill 2023, 08:19

Berisha sulmon Ramën: Ka dosje penale të hapur, nuk do i shpëtojë burgut!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon Ramën: Ka dosje penale të hapur, nuk do i

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka thënë se një dosje penale është e hapur për kryeministrin Edi Rama, nga e cila nuk do shpëtojë dot nga burgu. Berisha theksoi se vendimi i DASH për të shpallur atë non grata ishte me porosi dhe se gjyqit për këtë çështje do i shkojë deri në fund.

Ai ka një dosje penale të hapur që nuk do shpëtojë pa u dënuar me burg. Sali Berisha ka bërë një deklaratë për vendimin e DASH. Në momentin që do dorëzohet një dokument që fakton korrupsionin iki nga politika përgjithmonë. Unë sekretarin e shtetit e kam hedhur në gjyq dhe do i shkojë deri në fund kësaj çështje”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha e ka cilësuar rikthimin e tij në politikë si një thirrje kundër pushtetit aktual. Berisha tha se opozita sot po drejtohet nga qytetarë dhe njerëz të thjeshtë.

"Që nga 92 deri më sot kjo është fushata e parë që nuk marrin rroga në shtet por vijnë vullnetarisht. Kundërshtari im merr punonjësit me detyrim. Në krye të opozitës tani janë opozitarët që nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin. Rikthimi nuk është rregull, por është thirrje”, tha Berisha.

Berisha më tej shtoi së kjo është hera e parë në 32 vite demokraci që opozita nuk përfaqëson asnjë institucion.

Opozita gjithmonë në këto 32 vite ka pasur institucionet që i ka drejtuar. KQZ, KLSH, kurse klëtë herë të gjitha pushtetet janë të një partie, të një njeriu që nuk zbaton kushtetutë, normë dhe parim. Një njeri që tërhiqet mbi bazën e dëshirave të tij patologjike. Një kryeministër që shkon nga sheshi në shesh dhe u thotë qytetarëve po nuk më votuat nuk keni asnjë para. E thotë sepse e di që drejtësia nuk i thotë gjë, Parlamentin e kontrollon vetë”, tha Berisha në emisionin 'Spotlight'.

sali berisha