
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon tu hedhë hi syve demokratëve. I gjithë procesi i ndjekur nga ai për të hyrë në zgjedhje ka qenë sa për të larë gojën, pasi skenari ka qenë i qartë: Berisha e Meta do të shkojnë bashkë më 14 maj.
Ende pa folur Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, Berisha zyrtarizoi aleancën me Ilir Metën. Vetë Komisioneri e hoqi logon e PD nga ky koalicion dhe askush nuk reagoi. Ndërkohë sot Berisha i është drejtuar Kolegjit Zgjedhur duke kërkuar që të hyjë në zgjedhje me logon e PD dhe ai të jetë kryetar.
Por e gjitha duket se bëhet sa për të larw gojën, që në fund të thotë se nuk e lanë të regjistrohej. Berisha e di se Gjykata e Apelit nuk e njohu si kryetar të PD dhe për sa kohë ai nuk figuron askund drejtues i kësaj partie, nuk ka se si të shkojë në zgjedhje. Në Kolegj ai kërkon që të zhbëhet vendimi i KAS dhe PD të mos shkojë në zgjedhje me emrin e Alibeajt, por me emrin e tij.
Lini një Përgjigje